Bota sipas Anës

L1,000

nga Jostein Gaarder

Përhumbës, mbërthyes dhe magjik,
Bota sipas Anës është një fabul për kohën tonë.

 

Përktheu nga origjinali norvegjisht Aristidh Shqevi

Kategori: SKU: 9789928391537 Etiketë:

Përshkrimi

Kur Ana gjashtëmbëdhjetëvjeçare fillon të marrë mesazhe nga një kohë tjetër, prindërit e çojnë te një doktor. Por ai nuk gjen dot asgjë që nuk shkon me Anën; në fakt, ai mendon se mund të ketë një të vërtetë te çfarë po sheh ajo.

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.

Sa më shumë Ana sheh, aq më shumë kupton se duhet të veprojë për të parandaluar që e ardhmja në vizionet e saj të bëhet e vërtetë. Por a mund të veprojë ajo shpejt mjaftueshëm?

 

Një libër shumë interesant dhe emocionues.
Sunday Times
Libri ka një bosht të fuqishëm politik dhe intelektual.
Mette Hofsødegård, Aftenposten
Më në fund erdhi! Një trillim me vlerë mbi ndryshimet klimatike.
Ellen Hambro, Drejtuese e Drejtorisë së Klimës dhe Ndotjes së Mjedisit
Një libër shumë i rëndësishëm.
Jostein A. Ryen, Barnebokkritikk.no
Momentalisht Bota sipas Anës është një libër i përsosur për moshat e reja. Dëshira ime është që këtë libër ta lexojnë të gjithë.
Mette Karlsvik, Magasinett.no