Dead End

9.00

nga

 Virion Graçi

“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.

Categories: , SKU: 9789928313034 Tag:

Përshkrimi

Virion Graçi, lindur në 14.02.1968 në Gjirokastër.

Ka botuar: “San Valentino,” (Poezi, 1993) dhe romanet: “Të çmendur në parajsë,” (1995), “Shpata e ndryshkur,” (1999), “Bijtë e zotit majmun,” (1999); “Babai në shi,” (2000); “Zonja pa emër,” (2005); “Litari dhe lamutmira,” (2011); “Stina e Hijeve,” 2014, “Djali memec” (2016), “Pëllumbat i vrasin natën” (2018).