Djella

4.00

nga Martin Camaj

Categories: , SKU: 9789995687090 Tag:

Përshkrimi

Trajta e parë e romanit Djella u shkrue në Romë mes vjeteve 1956-58, ndonëse shënime rreth landës dhe sprova kryekreje në vargje janë të hershme. Ideja e motiveve që do të zhvilloheshin në një ambient të caktuem më erdhi si reagim kundrejt propagandës të vjeteve ‘50 në diktaturat e reja komuniste të Lindjes: thuhej se një shkrimtar i saktë nuk duhej ta lente kurrë vendin, duhej të jetonte mbrenda popullit të vet, përndryshe humbaste talentin.
Mirë, thosha unë në vete, propagandë kundër mërgimit të autorëve që iknin prej vendeve të tyne për të gjetë lirinë në Përendim, lirinë e fjalës së shkrueme, po megjithatë diçka të vërtetë mund të kishte në këtë thanje!
Për t’i tregue vetes se unë si emigrant nuk qenkësh shkëputë prej problemeve shqiptare zgjodha për romanin Djella dukuninë e dyndjeve të popullatës së Veriut drejt fushave e qyteteve të vendit tonë. Ishte një temë shoqnore që si dukuni nuk u ra aq në sy letrarëve zyrëtarë të kohës. Diktatura e re zhvendosjen e popullatës e përdori për qëllime të caktueme të veta, edhe si masë ndëshkimi, internimi i familjeve «armiqësore», për shembull.

MARTIN CAMAJ

Informacion shtesë

ISBN:

978-99956-87-09-0

Nr. i faqeve:

136

Libërlidhja:

E butë