Drama

L700

nga Martin Camaj

Përmban:

 – Loja e mbasdrekës

Dramë në dy pjesë me prolog dhe epilog

– Kandili i Argjandit

Lojë në dy pjesë

Kategori: SKU: 9789995687700

Përshkrimi

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembull gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor… Ndër drekët e malësorit erdhi i thirrun e i pathirrun. Ndodhi që u gjetën ballë përballë në këtë vis të Kanunit të Lekës gjaks dhe gjakmarrës. Dhe sikur të ishin ndeshë në ndonjë vend tjetër e, jo, si të grishun në mort, do të kishte plasë aty për aty arma e zjarmët. Të grishunit hangën e pinë, tue kuvendë shembri me shembër, mbasi kështu e lypte burrnia kanunore! Kah mbarimi ngjau që plasi një pushkë, ndoshta edhe pahiri. Pa pyetë se çka qe, secili – i nxemë edhe prej pije – lëshon në armë dhe shtie në anmik, dikush për të marrë gjakun, një tjetër për t’u mbrojtë. Për afër dhjetë minuta, u vranë aty, pa luejtë vendi, njëzet e katër vetë, vdekë e plagosë.
Pesëdhjetë vjet ma vonë, po në këtë trevë ku kishte ndodhë kjo zezonë përpiqen vetjet e kësaj drame “Loja e mbasdrekës” të gjejnë shkaqet kryesore të rreshkatës dhe atë njeri që ka nisë grindjen ma të përgjakshme në historinë e atij visi, përmbi se then Drini qafën.

MARTIN CAMAJ
Pjesë nga “Shënime mbi landën e dramës”

Informacion shtesë

ISBN:

978-99956-87-70-0

Libërlidhja:

E butë

Nr. i faqeve:

238