Përshkrimi
Pse e bëni atë që bëni?
Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?
Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit Wright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme.
Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.
Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë.
Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan.
Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.
Simon Sinek u mëson liderëve dhe organizatave se si të frymëzojnë njerëzit. Që nga anëtarët e Kongresit e deri tek ambasadorët e huaj, që nga bizneset e vegjël e deri te korporatat si Microsoft dhe American Express, që nga Hollywood-i e deri te Kombet e Bashkuara dhe Pentagoni, ata që duan të dinë se si të frymëzojnë njerëzit, duan të mësojnë për Rrethin e Artë dhe për fuqinë e PSE-së. Sinek citohet shpesh nga botimet kombëtare, dhe jep mësim në Programin e Komunikimeve Strategjike, në Universitetin Columbia. Kur nuk qëndron nëpër hotele, ai banon në New York City.
Për më shumë informacion se si të gjeni ose zbatoni PSE-në tuaj, vizitoni faqen startwithwhy.com.
Lexoni blogun e Simon-it në faqen simonsinek.com.