Frosina e Janinës

L1,000

nga Mira Meksi

Kategoritë: , SKU: 9789995687892 Etiketë:

Përshkrimi

“Frosina e Janinës” është romani i një dashurie të madhe, të penguar dhe tragjike.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1801 në Janinë, në zemër të Epirit, e cila sundohet nga Ali pashai, që përpiqet me thonj e me dhëmbë të krijojë një principatë të pavarur nga Porta e Lartë në Shqipërinë e Jugut. Është koha e luftës së pamëshirshme për pushtet, për çlirim nga robëria osmane, koha e gjakësive të pashembullta dhe e mizorisë çnjerëzore. Në këtë klimë të rëndë lulëzon një dashuri e madhe: Frosina, gruaja më e bukur e Janinës, aristokrate greke, shpirti i artit dhe kulturës i atyre viseve, dashurohet me Muktar pashain, djalin e madh të Ali pashait. Aventura të jashtëzakonshme marrin jetë në oborrin e pashait shqiptar, ushqehen nga ambiciet e tij çmendurane, seliten prej luksit të shfrenuar oriental, përplasen me diplomacitë europiane, përndezin rrjetet e spiunazhit dhe magjinë e zezë, frymëzohen nga flladi i qytetërimit perëndimor – gjithçka për të ndërtuar dhe për të lartuar figurën e Frosinës së Janinës, martires së dashurisë dhe lirisë.

Informacion shtesë

ISBN:

978-99956-87-89-2

Libërlidhja:

E fortë