Hije në grila

L800

nga Eqrem Basha

Kategori: SKU: 9789928313607 Etiketë:

Përshkrimi

Eqrem Basha lindi më 15 nëntor 1948 në Dibër. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1972-1973 punoi në gazetën Rilindja dhe shkroi krye­sisht për artet figurative, kritikë për film e televizion. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina. Në vitin 1994, bashkë me G. Bobin, R. Ismajlin dhe Sh. Maliqin, themeloi shtëpinë botuese Dukagjini, ku edhe sot është redaktor përgjegjës.
Shkruan tregime, romane, vjersha, ese, skenarë për film e TV, pjesë skenike, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frën­gjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave.
Në letrat shqipe debutoi në vitin 1971 me vëllimin e tregimeve Shë­titje nëpër mjegull. Po këtë vit botoi dhe librin me poezi, Opuset e maestros. Pasuan dhjetë libra me poezi, katër me tregime dhe katër romane (Dyert e heshtjes, Alpinisti, Lakorja e Ik’sit, Varrë).
Në vitin 1999 prestigjiozja frënge Fayard botoi librin me tregime Les ombres de la nuit, ndërsa përmbledhje me poezi iu përkthyen serbisht, polonisht (Seyni), anglisht (Nju Jork), frëngjisht dhe esperanto.
Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 2001, anëtar i rregullt në vitin 2004.