Kinostudio “Shqipëria e Vjetër”

10.00

Gëzim Qëndro

Përshkrimi

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte “mëkati” i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej “të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave.” Për çudi, kjo ndërtesë e projektuar në “Bashkimin e lavdishëm Sovjetik”,  vendin simbol  të revolucionit socialist, e përuruar nga vetë kreu i regjimit shqiptar dhe asokohe e konsideruar si arritje e shënuar e pesëvjeçarit të parë, të vetmin element të fjalorit simbolik socialist ka simbolin e yllit që mban shtatorja e gruas mbi pediment. Gjithçka tjetër, portiku i tempullit grek, shtyllat me kapitele korintikë, shtatoret në këndet e pedimentit, planimetria formëkryq, kubeja e pikturuar, kryqi në majë të kubesë, dy objektet liturgjike në dy anët e portës kryesore të hyrjes, medaljonet, shatërvanët me tre guaska, shtyllat mbi portën e hyrjes me simbolin e hardhisë dhe rrushit janë huazuar nga tradita shumëshekullore e ndërtimit të objekteve të kultit të feve politeiste dhe monoteiste dhe të pallateve të monarkëve europianë, dy tradita arkitekturore të lidhura me ideologji tërësisht armiqësore për marksizëm-leninizmin.