Kronikat e mjegullës

L900

nga Bashkim Hoxha

Kategori: SKU: 9789928261533 Etiketë:

Përshkrimi

Meqë kam patur fatin ta lexoj dorëshkrim, dëshiroj të them që kemi të bëjmë me një roman krejt të veçantë në letrat shqipe, por edhe në galerinë e pasur të Bashkim Hoxhës. Kësaj here jemi në një roman breznish, ku historia politike e shekullit XX rrëfehet me mjaft mjeshtëri, guxim, madje pa droje për të shembur idhujt. Ky libër nuk duhet të mungojë në bibliotekë, ndërkohë që nuk lexohet, por përpihet me një frymë.
—Kel Demi
Një ide e guximshme e realizuar zhdërvjelltshëm e me kujdes në një rrëfim të bukur e të pazakontë. Ku historia e popullit tonë ngrihet e bie bashkë me heronjtë e vet, siç ka ndodhur realisht nga njera kronikë tek tjetra, nga njëra stinë politike tek tjetra për fatin tonë të keq historik por aq fatmirë për shkrimtarin Bashkim Hoxha që ka mundësi të luajë me fjalën, idenë, gjuhën e zgjedhur, mjetet rrëfimtare ku dominon ironia.
—Rezarta Reçi
Duket sikur në disa aspekte shoqëria shqiptare klonon vetveten përgjatë një shekulli! Një arritje e autorit në letërsinë bashkëkohore.
—Ermir  Nika
Unë e kam lexue dhe jua sugjeroj të gjithëve që ta lexojnë. Vepër shumë e bukur!
—Ben Apolloni
Një sagë e bukur njëqindvjeçare e ngjeshur në rreth dyqind faqe roman. Për të njohur kush jemi ne shqiptarët.
—Doranin Agalliu
Ky roman mund të titullohej edhe HISTORIA JO ZYRTARE  E SHQIPËRISË.
—Luan Jaupi