Kundërpërfytyrimi

L1,000

nga Natasha Lako

Kategoritë: , SKU: 9789928391803 Etiketë:

Përshkrimi

Natasha Lako është një poete shumë e rëndësishme e letrave shqipe, një ndër më të spikaturat, për të cilat duhet folur shumë seriozisht, pasi edhe si krijuese, ajo ka qenë gjithmonë emblema Lako. Ajo krijoi profilin e vet modern, një profil që të habiste për kohën që jetonim, të cilin e ruan pa asnjë mëdyshje edhe në ditët tona, duke qenë kështu poetja më moderne dhe më e spikatur e letërsisë sonë. Me këtë vëllim ajo nuk ka vetëm të drejtën të thotë ‘unë jam’, por në rast se do të përkthehej në gjuhë të huaja, do të kuptohej fare qartë se është një ndër poetet më të spikatura në gjithë Ballkanin.

— Moikom Zeqo

 

Shqipëria nuk ka patur kurrë një ‘grande dame’ të vargjeve, siç kanë patur fqinjët e tjerë të Ballkanit. Nuk ka patur një Elisaveta Bagryana si tek bullgarët, apo një Desanka Maksimović si tek serbët, për të shprehur shpirtin e kombit apo për të pasqyruar përjetimet e tij, dhe kjo, për faktin e vetëm se deri rishtas, Shqipëria nuk ka patur asnjë grua shkrimtare.

Po të kthejmë kokën vetëm një brez pas, gratë shqiptare ishin vetëm krah pune dhe pothuaj plotësisht analfabete. Sidoqoftë, kohët kanë ndryshuar në Shqipëri ashtu si kudo, dhe ndoshta nëse bëjmë fare pak durim, Natasha Lako mund të na e japë këtë kënaqësi.

— Robert Elsie