Largësi shpëtimi

L800

nga Samanta Schweblin

Kategoritë: , SKU: 9789928226402 Etiketë:

Përshkrimi

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

Romani “Largësi shpëtimi”, është një makth i kthyer në jetë, një histori fantazmash për botën reale, një histori dashurie dhe një rrëfenjë paralajmëruese. Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.

 

 

“Asnjëherë s’kam pasur kaq frikë të lexoj një libër përpara se të fle”.

—Marie Claire

 

“Një arritje e jashtëzakonshme e misterit në letërsi”.

—New York Journal of Books

 

“Një debutim emocionues… Schweblin e udhëheq lexuesin përmes një skenari tmerrues me një aftësi të shkëlqyer…”

—Publishers Weekly

 

“Magjepsës… Schweblin tregon një delikatesë të jashtëzakonshme… Ajo e paraqet traumën psikologjike me kaq gjallëri, saqë koncepti i një mjedisi të helmuar, gati duket i pakuptimtë”.

—Washington Post

 

Pothuajse asnjë libër i mëparshëm nuk më ka trazuar kaq shumë sa romani “Largësi shpëtimi”… Është një libër i hollë dhe i përket kategorisë së romanëve të shkurtër, impresionistë, që është më mirë t’i lexosh me një frymë… Gjenia e romanit “Largësi shpëtimi”, nuk qëndron tek ajo çfarë tregohet, por mënyra si Schweblin e tregon, me një strukturë enigmatike e njëkohësisht kaq të rregullt, sa duket sikur ky libër i përket një zhanri letrar krejt të ri”.

– Jia Tolentino, The New Yorker

 

“Një rrëfim tërheqës dhe origjinal të cilin disa mund ta etiketojnë ‘realizëm magjik’, njësoj si veprat e kolegëve amerikano-jugorë të Schweblin, Gabriel García Márquez dhe Jorge Luis Borges. Por Schweblin është një krijuese e talentuar mitesh, unike në krijimtarinë e saj fantastike”.

– Houston Chronicle

 

“Samanta Schweblin është magjistare dhe kur lexon veprën e saj, përvojë është kaq intensive, gati fizike. Ky libër ju ndryshon mendjen dhe hedh një dritë të re, ose më saktë, një errësirë të re, mbi fuqinë intensive të dashurisë në një botë të helmët. Duhet ta lexoni. Përgatituni të magjepseni, të përfshiheni, të tmerroheni dhe të ndryshoni”.

– Helen Phillips, autore e The Beautiful Bureaucrat

 

“Nëse doni të lexoni diçka që ju tmerron, ju trishvton, ju bën të ndiheni sikur po çmendeni, e njëkohësisht sikur nuk e hiqni dot librin nga duart dhe nuk doni që të mbarojë sepse ju pëlqen kaq shumë, atëherë ky libër është për ju… Është një nga veprat më mahnitëse dhe fantastike që kam lexuar ndonjëherë”!

– BookRiot

 

Samanta Schweblin është lindur në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1978. Libri i saj i parë, El núcleo del disturbio (Bërthama e trazirës) (2002), fitoi çmimet Haroldo Conti dhe Fondo Nacional de las Artes. Libri i dytë, Pájaros en la boca (Zogj në gojë) (2009), u shqua me çmimin Casa de las Américas dhe është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë. E vlerësuar me bursa nga institucione të ndryshme, ka jetuar përkohësisht në Meksikë, Itali, Kinë dhe Gjermani (Berlin), ku edhe jeton aktualisht, qysh prej dy vitesh. Është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Granta”, si një nga “rrëfimtaret më të mira në gjuhën spanjolle” dhe, para pak kohësh, fitoi çmimin Juan Rulfo në Francë.

Informacion shtesë

Përkthyes:

Erion Karabolli

ISBN:

978-9928-226-40-2

Nr. i faqeve:

126