Lulet e ftohta të marsit

L700

Ismail Kadare

Kategoritë: , SKU: 9789928164032 Etiketë:

Përshkrimi

“Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta. Vepra është thurur në një mënyrë të jashtëzakonshme, më me mjeshtëri se tërë romanet e tjera dhe ndofta nga kjo gjë lexuesi shqiptar, i pamësuar akoma me arkitekturën matematike të letërsisë moderne, nuk e ka të qartë idenë qendrore të romanit.
Figura qendrore është një piktor kryeqytetas, që, megjithëse Shqipëria doli nga diktatura “nuk di as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar” dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet, por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura. Është krejt indiferent ndaj politikës dhe partive, ndaj aktiviteteve shoqërore. Intelektuali tipik i kohës. Është i ndershëm, qytetar i rregullt, koshient për talentin e tij të zakonshëm. Pra, një portret krejt i ri në letërsinë shqiptare, vizatuar sipas mënyrës së Kadaresë, një dukuri e re dhe e suksesshme kjo në letërsinë botërore: diku pak velaturë, konture të ashpra që treten atje te sytë, ose të legjenda, ose thjesht tek ëndrra. Kadareja jep të veçantën e këtij karakteri, tepër kursyeshëm, por me linja të studiuara mirë dhe të vizatuara saktë.