Përshkrimi
Hawking mund të shpjegojë kompleksitetet e fizikës kozmologjike me një ndërthurje joshëse të qartësisë dhe mprehtësisë….Truri i tij është i një fuqie të jashtëzakonshme.”
New York Review of Books
Si një volum monumental në shkrimet shkencore nga një prej mendjeve më të shquara të kohës sonë, libri i Stephen Hawking eksploron pyetje të thella si: Si filloi universi dhe çfarë e bëri të mundur fillimin e tij? A rrjedh koha gjithnjë përpara? Është universi pa fund, apo ekzistojnë kufij? Ka në hapësirë dimensione të tjerë? Çfarë do të ndodhë kur të marrë fund gjithçka? I treguar në një gjuhë të kuptueshme nga të gjithë, Një Histori e Shkurtër e Kohës kridhet në sferat ekzotike të vrimave të zeza dhe kuarkëve, të antimateries dhe “shigjetave të kohës,” të big bang dhe një Zoti akoma më të madh, ku mundësitë janë të mahnitshme dhe të papritura. Me imazhe emocionuese dhe imagjinatë të thellë, Stephen Hawking na afron më shumë me sekretet themelore pikërisht në zemrën e krijimit.