Stoiku i përditshëm

L1,500L2,000

nga Ryan Holiday

Kategoritë: , , SKU: 9789928265708 Etiketë:

Përshkrimi

“Qofsh skllav zyre apo senator amerikan, ky libër do të të ndihmojë të gjesh busullën tënde”. —GREGORY HAYS, përkthyes dhe redaktor i Meditime nga Mark Aureli

 

“Një burim i pasur e shpërblyes i mençurisë praktike, e cila të ndihmon të përqendrohesh në atë që ke nën kontroll, të eliminosh besimet false dhe kufizuese, e të ndërmarrësh veprime më efikase. Bëje Stoiku i përditshëm guidën tënde dhe do të shtosh qartësinë, efikasitetin dhe paqen me çdo ditë që kalon”! —JACK CANFIELD, bashkautor i The Success Principles dhe i serisë Chicken Soup for the Soul

 

Ku mund ta gjesh harenë e vërtetë? Si mund ta shfrytëzosh fuqinë e arsyes? Cili është matësi i vërtetë i suksesit? Si duhet ta menaxhojmë inatin? Si të gjejmë kuptim? Si ta mposhtim vuajtjen? Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike.

Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët. E testuar në laboratorin e përvojës njerëzore gjatë dymijë viteve të fundit, kjo njohuri e përjetshme është thelbësore për menaxhimin e ndërlikimeve të jetës moderne.

“Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj.

 

“Stoiku i përditshëm është një thesar që na ndihmon të menaxhojmë zgjedhjet tona, të kapërcejmë vetëmashtrimin dhe të mësojmë se si të sillemi në përputhje me vlerën e vërtetë të gjërave, duke pasur gjithmonë në mendje të mirën e përbashkët. Ky kujdes për shpirtin jo vetëm i bën njerëzit më të mirë, por bën edhe shoqërinë më të fortë”. —JOSEPH A. MACIARIELLO, autor i librit The Daily Drucker, The Effective Executive in Action dhe A Year with Peter Drucker

Informacion shtesë

Kopertina:

E butë, E fortë