Shkalla magjike drejt suksesit

L1,000

nga Napoleon Hill

Kategoritë: , SKU: 9789928265272 Etiketë:

Përshkrimi

“Shkalla magjike drejt suksesit” është klasiku i humbur i Napoleon Hill-it, dhe libri që parapriu bestsellerin “Mendo dhe pasurohu”. Kopja origjinale e tij është vlerësuar te mbi $40,000. Tashmë edhe ju mund të keni një riprodhim të versionit origjinal që zotërohet prej Fondacionit Napoleon Hill.
“Shkalla magjike drejt suksesit” është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të “Ligjit të suksesit”, duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. Këto parime kyçe paraqesin etikën dhe veprimet të cilat u japin të gjithë atyre që i zbatojnë, fuqinë për t’u bërë liderë në fushën që zgjedhin. Hill-i argumenton se liderët nuk janë të lindur; ata formohen nga zakone shumë të ngjashme, të thjeshta dhe dinamike.
Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore.
“Shkalla magjike drejt suksesit” vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.

Informacion shtesë

Përkthyes:

Fari Laçka

Zhanri:

Motivim, Zhvillim personal

ISBN:

978-9928-265-27-2

Nr. i faqeve:

232