Superfuqia

L1,200

nga Ian Bremmer

Kategoritë: , SKU: 9789928265449 Etiketë:

Përshkrimi

Amerika do të mbetet superfuqia e vetme botërore edhe për shumë vite. Si do të jetë kjo lloj superfuqie? Çfarë roli duhet të luajë Amerika në botë?
Ian Bremmer mbron idenë se një politikë e jashtme pa busull ka rrezikuar pozicionin e Uashingtonit në arenën globale dhe ka krijuar një barrë të rëndë financiare. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, politikëbërësit amerikanë kanë dështuar vazhdimisht në menaxhimin e krizave në Afganistan, Irak, Iran, Libi, Siri dhe Ukrainë, sepse nuk kanë ndjekur një strategji të qartë.
Bremmer nxit lexuesit të mendojnë më thellë për të ardhmen e statusit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa eksploron tri alternativa:
  • “Amerika e pavarur”, ka ardhur koha që Uashingtoni të heqë dorë nga përgjegjësia për të zgjidhur problemet e popujve të tjerë. Amerikanët duhet të udhëheqin duke dhënë shembullin më të mirë.
  • “Amerika racionale”, Uashingtoni nuk mund të përballet me çdo sfidë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të jenë përqendrimi te mundësitë dhe mbrojtja e interesave të SHBA-së kur kërcënohen.
  • “Amerika e domosdoshme”, vetëm Amerika mund të mbrojë vlerat nga të cilat varet stabiliteti global. Kjo botë nuk do të ketë qëndrueshmëri nëse popujve të tjerë iu mohohen të drejtat themelore.