Përshkrimi
“Rutger Bregman shkruan me një zë të veçantë. Ai shpalos një njohje të thellë të historisë si edhe aspektet teknike të të ardhurave bazë dhe aftësinë për t’i diskutuar në një mënyrë të kuptueshme dhe joshëse edhe për njerëzit të cilët nuk kanë njohuri mbi këtë fushë”.
-Karl Widerquist, profesor i asociuar në SFS-Qatar, Universiteti i Georgetown-it.
“Utopia për realistët është një libër i rëndësishëm, një puhisë e freskët leximi, një dritare e hapur që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë. Teksa politikanët dhe ekonomistët pyesin se si të shtojnë prodhimtarinë, të sigurojnë punësimin e plotë dhe të zvogëlojnë qeverinë, Bregman shtron pyetjen: Çfarë i jep vlerë jetës sonë dhe si mund ta arrijmë atë? Dhe me sa duket, përgjigjet janë ndër ne dhe Bregman kombinon kërkimin e thellë shkencor me mprehtësinë, duke na sfiduar të mendojmë ndryshe mbi si ta jetojmë jetën dhe cilët duam të bëhemi. Duhet lexuar”.
-Philip Blom, historian dhe autor i Vitet e marramendjes.
“Nëse energjia, entuziazmi dhe aforizma do ta bënin botën më të mirë, atëherë libri i Rutger Bregman-it do t’ia arrinte. Edhe në përkthimin e këtij libri nga gjuha holandeze, shkrimi është i fuqishëm dhe i rrjedhshëm… Një libër i mirë dhe tronditës për t’u lexuar”.
-The Independent