Vepra e plotë e Sofokliut

L2,000

Kategoritë: , SKU: 9789928226953 Etiketë:

Përshkrimi

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin V (496/5 – 406/5 para Krishtit), është kronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër, ndërmjet Eskilit (525-455) dhe Euripidit (485/4 ose 480-406).

Ai i përket brezit fatmadh që korri frytet e begatshme të fitores në Salaminë. Madje njoftime të hershme lidhin me marrëdhënie të forta tre tragjikët e mëdhenj, në përleshjen vendimtare të luftërave persiane: Eskili mori pjesë si luftëtar dhe u shqua në mënyrë të veçantë. Djaloshi Sofokli, me bukurinë e vet trupore të gjimnastit, mbajti me sukses të jashtëzakonshëm rolin e Korifeut në korin e fitores që erdhi fill; ndërsa Euripidi u lind po në atë ishull, pikërisht në ditën e luftës detare.

Edhe sikur hollësia e fundit të vihet në dyshim, nga hulumtime më të reja, lidhja e tre poetëve me betejën detare të Salaminës (480) fsheh sigurisht një simbolikë, duke theksuar rëndësinë që kishin për tre tragjikët ditët e vështira që kalonte në ato kohë liria e Greqisë: për Eskilin ishte dëshmia e madhe e drejtësisë hyjnore, për Sofokliun edhe një çast i ndritur në jetën e tij të shkëlqyer e të lumtur, kurse te Euripidi kujtimi tronditës i atyre kohëve do të transmetohet nga ata që i përkasin një breznie tjetër, të mëparshme.

Informacion shtesë

Nr. i faqeve:

582