Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marquez dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”. Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht.

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi.

Vlerësime të tjera

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.

2015: Çmimi i Përkthimit 2015 Panairi i Librit, për romanin “Identiteti” të Milan Kunderës

2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”, për “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”

2019: Çmimi Romani më i Mirë i vitit nga Bukinist, për “Diktatori në kryq”

2020: Çmimi Romani më i Mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020, për “Diktatori në kryq”

2020: Çmimi Kombëtar i Letërsisë Romani më i Mirë 2019, për “Diktatori në kryq”

2021: Çmimi Kult, Përkthimi më i Mirë i Vitit për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez


Libra nga Mira Meksi

Përkthime nga Mira Meksi