Përshkrimi
Ka pasur çaste të jetës sime kur kam menduar se këto fjalë kishin heshtur përgjithmonë dhe kjo nuk më ka shkaktuar ndonjë trishtim të madh. Ëndrra për të shkruar nuk ishte e vetmja që kishte humbur në rrokullisjen e viteve e botëve. Nuk e di, pra, ç’më shtyu që pas kaq kohësh e vitesh të ulem e të shkruaj. Më ndoqi mbase magjia e të shkruarit. Ose me kalimin e viteve, kur përjetësia bëhet një fjalë gjithnjë e më e shkurtër, më shtyu ajo ndjenjë që poetja polake Wisława Szymborska e quan “gëzimi i të shkruarit – hakmarrja e një dore të vdekshme”. Dora që shkruan është vetëm njëra anë e historisë. Ana tjetër janë lexuesi dhe koha.
Por nëse dikush, nëse edhe një numër i vogël lexuesish do ta gjejë veten në këto germa, atëherë mund të them se çdo minutë e harxhuar për të shkruar është një minutë e jetuar mirë.
Ajkuna Dakli
Toronto, 2019