Exit West (Dyert drejt perëndimit)

L1,000

nga Mohsin Hamid

Finalist për Man Book Prize International 2017

Kategoritë: , SKU: 9789928313027 Etiketë:

Përshkrimi

“Një roman madhështor … që vjen në një kohë urgjente”.

—NPR

 

Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur. Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre. Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t’i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. Ndërsa dhuna përshkallëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut….

 

Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht.

 

“Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t’i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë … Njëkohësisht drithërues dhe … çuditërisht shpresëdhënës”.

—Ayelet Waldman, The New York Times Book Review

 

“Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor”.

—Entertainment Weekly, vlerësim “A”

Informacion shtesë

Përkthyes:

Bledar Kurti

ISBN:

978-9928-313-02-7

Nr. i faqeve:

224