Fabula Rasa

L1,000

AGRON TUFA
FABULA RASA
Roman
Paperback
Çmimi 900 lekë
ISBN 978-9928-261-46-5
280 faqe

Kategori: SKU: 9789928261465 Etiketë:

Përshkrimi

“Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.”

—Mark Marku

“Proza e Agron Tufës është komplekse… këtu propozohet një botë alegorike jo si zëvendësuese e realitetit të jashtëm, por si dyzim i botës romanore.”

—Virion Graçi

“Proza e Agron Tufës është më e bukura që më ka qëlluar të lexoj në këto dhjetë vjetët e postkomunizmit.”

—Ismail Kadare
“Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.”

—Ali Aliu

“Proza e Agron Tufës tërhoqi menjëherë vëmendjen e kritikës për aftësitë narrative të autorit, për prirjen nga psikologjizmi dhe shkathtësia në krijimin e mjediseve dhe të karaktereve.”

—Sadik Bejko

“Në prozën e Agron Tufës s’ka “armik të jashtëm”, s’ka ushtri pushtuese që djeg, burgos dhe përdhunon. Të gjitha këto ne i bëjmë vetë. Vetë burgosim, vetë internojmë, vetë rrahim, vetë përdhunojmë! Kë? Njëri-tjetrin, pra. Vetë jemi armiku, rrjedhimisht antikoha e vetes sonë!”

—Abaz Veizi

* * *

Agron Tufa (1967) është poet, prozator, përkthyes dhe studiues; fitues i disa çmimeve letrare, mes të cilëve Pena e Argjendtë për romanin më të mirë (Fabula Rasa, 2005), “Çmimi i Madh Letrar Kombëtar për gjithë veprën letrare” (2009), etj. Është përkthyes i disa prej autorëve më të rëndësishëm rusë të shekullit XX, si: Ana Ahmatova, Marina Cvetajeva, Osip Mandelshtam, Josif Brodskij, Evgenij Zamjatin, Boris pasternak, Danjill Harms, Olga Sjedakova, etj.
Vepra e tij në prozë e poezi është përkthyer në disa gjuhë të huaja.