Mbretëria e ëndrrave

L800

<h3>nga <span style=”color: #e1474d;”>Ndue Ukaj</span></h3>

Kategoritë: , SKU: 9789928313768 Etiketë:

Përshkrimi

Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore. (Günther Anders)

Nëse për psikanalizën e Freudit ëndrra ishte një portë mbretërore për tek e pavetëdijshmja, pra në mbretërinë e lirisë, e tillë është letërsia për Ukajn. Po, në anën tjetër, nëse për Jungun ëndrra ishte një “rrugë” drejt pakufishmërisë simbolike dhe imagjinariumit arkitipik – e tillë është letërsia për Ukajn. Këtë e dëshmojnë edhe këto tregime/novela që po ia propozon lexuesit të tij. Natyrisht, duke këmbëngulur në një etikë diskursive e letrare në qendër të së cilës është liria. Liria si agape dhe kreacion.

Anton Berishaj

 

Ukaj asht rrëfimtar i qetë, sintaksa e tij ma së shumtit i ngjan asaj të rrëfimeve të motit buzë votrës, figuracioni asht i kandshëm, ndërsa erudicioni dhe formimi profesional ia lejojnë me hy e me dalë lirisht në fushat e pamata të letërsisë botnore prej kah zgjohen hera herës reminishenca të kandshme n’daç letrare n’daç filozofike.

Ky libër i Ndue Ukajt meriton me u lexue për stilin e zhdërvjellët dhe për ndjeshmëninë e naltë qytetare. Autori rrëfen me vetëdije dhe me respekt plagët e tokës së tij, nji vend ku ai dhe të ngjashmit e tij janë dhe ndihen përditë e ma shumë nji pakicë kulturore dhe shpirtnore. Këto tregime rrëfejnë me art mungesën e shpresës, thyemjen e andrrës por edhe dëshirën e nji ringjalljes së vërtetë të nji populli.

Ardian Ndreca