Molla: Nigredo (vol 1)

L1,250

Zejnullah Rrahmani

Kategoritë: , SKU: 9789928824929 Etiketë: Markë:

Përshkrimi

“Molla” është libër-thesar i njëmijë e një rrëfimeve të të njëjtit subjekt lirik për të gjitha faqet e dashurisë – për rënien në dashuri, për përjetimin e pritjes e të joshjes, për aktin e dashurisë, për erotizmin e seksualitetin, për frikën e humbjes, për trishtimin e hidhur të ndarjes, për dhimbjen e thikët të ikjes, për kërcënimin e harresës, për jetën me kujtimet e dashurisë.
Në këtë vepër madhore e dashura është figuruar si idealiteti estetik për gruan e bukur, që dashurohet një herë e dashurohet gjithë jetën.
Elsa Skënderi

Mistikja, filozofia, religjioni, besimi shqiptar me tone të shumta pagane, gërshetohen në dashuri njerëzore, natyrshëm e ndërtojnë të bukurën, estetikën e letërsisë tij. Në shkrimin e Zenës individualja dhe universalja mpleksen në ndërtimin e kosmosit letrar, ku një damar i artë shpreh dashurinë.
Ajo që nganjëherë duket si e veçantë, e përkohshme, miniaturë, shtrihet çuditshëm dhe përfshinë tërë natyrën, hapësirën pa fund të universit dhe kaosin, e merrë trajtë përmes imagjinatës së “tërbuar” dhe kthehet në përjetësi arti.
Ali Aliu

Informacion shtesë

Viti:

2037

Faqe:

350