Ndëshkimi i harresës

L800

nga Najwan Darwish

Kategori: SKU: 9789928391841 Etiketë:

Përshkrimi

Najwan Darwish është tani poet i shquar palestinez që përfaqëson gjeneratën e re që erdhi pas Mahmud Darwish (1941-2008). Lindi në Jerusalem më 1978 dhe studioi për juridik në Amman, kurse tani jeton në Haifa (Israel). Në vitet ’90 filloi të botojë vjersha nëpër gazeta e revista, kurse në vitin 2000 botoi në Bejrut përmbledhjen e parë, Ai trokiste në derën e fundit. Ndërkohë punoi në Bejrut, në redaksinë për kulturë të gazetës “Al-Akhbar”, kurse më 2014 u bë redaktor për kulturë i gazetës “Al-Arabi al-Jadid” me seli në Londër. Ndërkohë botoi përmbledhjet: Do të ngrihem një ditë (Bejrut, 2012), Fabrikime (Jerusalem, 2013), Çdo herë kur i afrohem stuhisë dhe U lodhën të varur (2018), Nuk je poet në Granadë (2018), Një herë u zgjuam në Parajsë (2020) dhe Një karrige mbi Akrën (2021). Poezia e tij u prit mirë dhe u përkthye në disa gjuhë. Më 2014 shtëpia e njohur “New York Book Review Books” e botoi në anglisht përzgjedhjen Nuk mbeti asgjë të humbet që doli më vonë në spanjisht (2016), kroatisht (2017) dhe maqedonisht (2018), kurse në anglisht iu botua më 2020. “New York Book Review” ia botoi përzgjedhjen Exhausted on the Cross, e cila arriti në listën e shkurtër të Çmimit të PEN-it amerikan më 2021 për librin më të mirë të përkthyer në SHBA.