Përshkrimi
Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor
malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashkë najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik,
por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit. Ashtu si Odiseja homerik – njëri prej heronjve të tij të preferuar – ai e vetëzbulon trajektoren e vet si një barrë qëllimi që ia bën udhëtimin shumë më tepër sesa personal. Duke i rënë gjatë navigimit të historisë së kombit të vet, ai i çliron endjet e tij
meditative prej përkitjes hapësinore dhe kohore, i familjarizuar me majëmalet e poezisë, ashtu siç parathotë Herakliti, kurrë nuk ia del të mbërrijë në shtëpi, ngase nuk mund të hysh dy herë në të njëjtin qytet. Destinacionet e tij mbeten trishtimi dhe vetmia. Tragjedia për Markun është
Gehenna e një bote lutjesh statike, e prizmit miopik të modernitetit. “Poetët, – thotë ai, – janë qytetarë të Ferrit”, mjeshtër galerash që minojnë të nëndheshmen, duke mbetur një racë e ndryshme.
James Manteith





