Provinca

L1,000

nga Liridon Mulaj

Kategori: SKU: 9789928354914 Etiketë:

Përshkrimi

– Ky roman të bën të mendosh se edhe ti e ke një histori të ngjashme, por pse nuk e ke shkruar deri më tani, apo nëse do të mund ta shkruash ndonjëherë? Ndërsa provinca nuk është kurrë diçka e re, veçanërisht qyetezat industriale pa asnjë lloj identiteti të periudhës post-komuniste. Vula që ajo lë tek gjithësecili prej nesh, është gjithmonë diçka origjinale, çka zbërthehet me mprehtësi dhe nga një pikëvështrim krejt i veçantë në këtë roman, përmes një autoportreti psiko-analitik, ku preken me guxim edhe indet më të fshehta të natyrës njerëzore.

Provinca si dramë, kurth, fatalitet apo alibi e mëvonshme, vjen përmes një rrëfimi të ashpër, të vërtetë, pa asnjë lloj konservanti, dhe si i tillë, bindës.

Luljeta Lleshanaku

– Një marrëdhënie Edipi e përmbysur, ku ka nje vërtetësi të frikshme përshkrimi të realitetit. Thyerja e tabuve dhe rrëfimi i seksit të çojnë në erotizem, por njëkohësisht të ngjallin krupën. Trishtimi, dekadenca, neveria e një zhvillimi të degjeneruar janë sëmundje ngjitëse në këtë provincë. Libër i rëndësishëm , një rikthim në ekzistencializëm.

Enkel Demi (Tom Kuka)

– Provinca vjen si një rrëfim i mëvetshëm, me peshën e vragave që bart njeriu, çdonjeri prej nesh, pavarësisht copës së qiellit mbi krye. Sepse, tregon pa drojë gjurmët që na bëjnë të dallueshëm – veçmas në brenga e bashkë në përpjekjen për të marrë frymë me gjithë kraharorin.

Qoshku i botës ku kemi lindur na ka angushtuar secilin; Liridon Mulaj guxon t’i kthehet harresës si kujtesa që na bën çfarë jemi…

Suela Mino (Kryeredaktore e Leteratura)