Vajza e drejtorit të cirkut

8.00

nga Jostein Gaarder

Përshkrimi

Panina Manina, një artiste cirku që varet në trapez, bie dhe thyen qafën. Ndërkohë që drejtori i cirkut përkulet mbi të, ai sheh rreth qafës së saj një hajmali qelibari njëlloj si ajo që i kishte dhënë fëmijës së tij para se ta merrte me vete lumi para gjashtëmbëdhjetë vitesh.
Subjekti i babait që gjen fëmijën e humbur prej kohësh, shfaqet në të gjithë këtë roman magjik. Historia rrëfehet nga Petter-i, krijimi më intrigues i Jostein Gaarder-it që prej Sofisë, një fëmijë i përparuar dhe ëndërrimtar, i cili rritet dhe bëhet një tregimtar i ligësive shqetësuese.
Në vend që të bëhet vetë shkrimtar, Petter e nxjerr jetesën nga shitja e historive dhe ideve profesionistëve që vuajnë nga bllokimi i shkrimtarit. Është një tregti fitimprurëse. Por Petter, teksa qëndron si një merimangë në qendër të rrjetës së tij, e gjen veten në një kurth të cilin e ka krijuar vetë.

‘Një kombinim mjeshtëror i fantazisë me realitetin . . .
thjesht një libër i mrekullueshëm’.
She