Politika e privatësisë Onufri SHPK


Ne respektojmë privatësinë e çdo personi, i cili viziton apo regjistrohet në website-in www.onufri.com ose përdor shërbimet që ne mundësojmë nga website-i, telefoni dhe dyqanet tona. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë një navigim online të sigurt.

     1.  Qëllimi i politikës së privatësisë.

Kjo politikë privatësie përcakton të drejtat tuaja dhe obligimet tona për respektimin e përpunimit të informacionit tuaj personal. Këtu shpjegohet qasja jonë ndaj çdo informacioni përsonal tuajin që ne e kemi siguruar nga ju ose palë të treta dhe qëllimet e marrjes së informacionit tuaj personal. Kjo politikë privatësie do t’iu informojë  për natyrën e informacionit tuaj personal që përpunohet nga ne dhe sesi ju mund të kërkoni fshirjen, përditësimin, apo aksesin tuaj në to. Ju lutem, kini parasysh, se kjo Politikë Privatësie aplikohet vetëm për infomacionin tuaj personal të marrë nga ne, nuk përfshin informacionin personal që mbidhet nga komunikimi juaj me palë të treta.

         2.  Si mund të na kontaktoni neve?

    Nëse ju keni ndonjë pyetje rreth kësaj Politike Privatësie ose doni të ushtroni të drejtat tuaja mbi këtë politikë, ju lutem na kontaktoni me:


         3.  Cilin informacion personal marrim nga ju dhe si përdoret ky informacion?


              3.1  
    Mbledhja e të dhënave personale

    Informacioni juaj personale mbidhet për këto arsye:

    • Verifikimin e identitetit
    • Zbatimin e kërkesave tuaja në website-in tonë
    • Hetimin, zgjidhjen e kërkesave dhe konflikteve
    • Përforcim e marrëveshjet tona me ju
    • Mbrojtjen e te drejtave si konsumator, pronësinë dhe sigurinë tonë dhe të palëve të treta, përfshirë klientët dhe përdoruesit e website-it dhe dyqaneve tona.
    • Përdorimin sikurse kerkohet ose lejohet nga ligji.


              3.2  Përdorimi i të dhënave personale

    Në veçanti, ne e përdorim informacionin tuaj personal për qëllimet e mëposhtme:

    • Mbështetjen e klientëve. Website-i ynë dhe dyqanet tona iu lejojnë kërkimin e informacionit rreth produkteve dhe shërbimeve tona. Këtu përfshihen pyetësorë elektronik dhe të printuar. Informacioni rreth kontaktit tuaj personal do t’iu kërkohet në secilin rast, së bashku me infomacione të tjera relevante . Ky informacion përdoret për të na mundësuar ne përgjigjen e kërkesave tuaja.
    • Për feedback-un tuaj rreth produkteve dhe shërbimeve tona. Shpesh herë ne do t’iu ftojmë juve për dhënien e feedback-ut tuaj rreth produkteve dhe shërbimeve tona nëpërmjet një formati online ose nëpërmjet  sondazheve në dyqanet tona të bëra nga stafi ynë. Gjithashtu, ne e përdorim feedback-un tuaj për të monitoruar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona dhe për të përmirësuar përzgjedhjen e produkteve tona në të ardhmen.
    • Për marketing. Ne bëjmë marketing në mënyra të ndryshme si p.sh marketing nëpërmjet email-it. Ne e përdorim informacionin e marrë nga ju nëpërmjet ndërveprimit me website-in tonë, për të komunikuar me ju nëpërmjet email-it rreth produkteve dhe shërbimeve tona.
       
    • Administrimi i biznesit dhe përputhja me ligjin. Ne e përdorim informacionin tuaj personal për qëllime të ndryshme të administrimit të biznesit dhe për pajtueshmërine ligjore, ku perfshihet:

         1. Plotësimi i detyrimeve tona ligjore,
         2. Zbatimi i të drejtave të caktuara nga ligji,
         3. Mbrojtja e të drejtave të palëve të treta dhe 


              3.3  Shpërndarja e të dhënave personale

    Gjithashtu, në mënyrë të veçantë ne e ndajmë informacionin tuaj personal me këto palë të treta:

    • Me korrierët dhe kompanitë e dërgesave.


         4.  Si e marrim ne konfirmimin tuaj për informacionin personal ?

    Aty ku përdorimi i informacionit tuaj personal kërkon konfirmimin tuaj, ju i konfirmoni të dhënat:

    • Gjatë kohës së plotësimit të dhënave sipas instruksioneve të shpjeguara
    • Duke përdorur format tona të kontaktit, nëpërmjet email-it, postës, telefonit.


         5.  
    Sa gjatë e mbajmë informacionin tuaj personal?


    Ne do t’a mbajmë informacionin tuaj personal për qëllimet e shpjeguara më lart në këtë Politikë Privatësie, në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Ne nuk do t’a mbajmë kurrë informacionin tuaj personal më gjatë se ç’është e nevojshme.


         6.  
    Konfidencialiteti dhe siguria e informacionit tuaj personal


    Ne marrim përsipër të mbajmë informacionin tuaj personal që ju na jepni të sigurt dhe ne do të ndërmarrim masat e arsyeshme paraprake për të mbrojtur informacionin nga humbja, shpërdorimi ose ndryshimi.

    Ne kemi implementuar politika sigurie , rregulla, teknika që mbrojnë informacionin personal të cilat ne i kemi nën kontroll nga:

    • Aksesi i pautorizuar
    • Përdorim i papërshtatshëm ose zbulim i të dhënave personale.
    • Modifikim i paautorizuar
    • Shkatërrimi i jashtligjshëm ose humbja aksidentale.

    Të gjithë punonjësit tanë dhe përpunuesit e të dhënave, të cilët kanë akses dhe lidhje me përpunimin e informacionit tuaj, janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e të dhënave personale të të gjithë përdoruesve të shërbimeve tona.


         7.  Si të aksesoni informacionin tuaj? Disa nga të drejtat tuaja

    Ju gëzoni këto të drejta në lidhje me informacionin tuaj personal:

    •  E drejta për të aksesuar informacionin personal. Nese ju na pyesni, ne do të konfirmojmë informacionin tuaj personal që ne po proçesojmë dhe mund t’iu pajisim me një kopje të informacionit.
    • E drejta për te modifikuar informacionin personal. Nëse informacioni që kemi ne është i pasaktë ose i paplotësuar, ju keni të drejtë t’a modifikoni atë. Nëse informacioni shpërndahet me të tjerët, ne do t’ju vëmë në dijeni sa më shpejt të jetë e mundur për modifikimet tuaja. Nëse ju jeni të interesuar dhe nëse është në përputhje me ligjin, ne do ju tregojmë juve se me kë e kemi shpërndarë informacionin tuaj personal në mënyrë që ju të mund t’i kontaktoni direkt ata.
    • E drejta për të paraqitur një ankesë për çështjet rreth privatësisë, përfshirë mënyrën sesi kemi trajtuar informacionin tuaj, ju mund t’a raportoni ankesën tuaj në Zyrën e Komisionerëve sipas ligjit Nr: 9887, data 10.03.2008, I ndryshuar sipas ligjit  Nr:48/2012 Për mbrojtjen e të dhënave personale., ne adresën info@idp.al, tel +35542237200, Fax +35542233977


         8.  
    Ndryshimi i Politikës së Privatësisë.

    Për t’iu siguruar që gjithmonë do të jeni të ndërgjegjshëm sesi ne e përdorim informacionin tuaj personal, ne do të përditësojmë Politikën tonë të privatësisë me ndryshimet e bëra gjatë përdorimit tonë. Ne gjithashtu mund të bëjmë ndryshime në përputhje me ndryshimet në ligj ose rregulloret përkatëse. Ne do t’iu informojmë për çdo ndryshim të bërë. Gjithsesi, ne iu inkurajojmë juve të shikoni herë pas here Politikën e Privatësisë për të qënë të informuar sesi e përdorim informacionin tuaj personal.